Në një artikull me titull “Princat, presidenti dhe kërkuesit e pasurisë” të publikuar nga Associated Press, dy autorët Desmond Butler and Tom Lobianco zbuluan të dhëna të reja rreth asaj që bluhej për krizën e Gjirit, ku u përfshi edhe biznesmeni amerikan dhe financuesi i fushatës presidenciale të Trump-it, z. Elliott Broidy i cili së bashku me princat e Arabisë Saudite dhe të Abu Dhabit (Muhammed bin Selman dhe Muhammed bin Zayed) është përpjekur të ndikojë në politikën amerikane dhe të imponojë ndryshimin e qëndrimit të administratës së Shtëpisë së Bardhë kundrejt Katarit.

Artikulli tha se Broidy dhe partneri i tij, biznesmeni amerikan me origjinë libaneze George Nader, janë përpjekur në mënyrë të përsëritur të influencojnë në Shtëpinë e Bardhë duke lavdëruar princat e Arabisë Saudite dhe të Abu Dhabit para Presidentit Amerikan Donald Trump, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë nëpërmjet korrespondencës.

Bazuar në intervista me më shumë se 24 njerëz dhe qindra e-maile, artikulli  argumentoi se Elliott Broidy priste të lidhte kontrata të majme me vlerë më shumë se një miliardë dollarë me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në këmbim të lobimit të tij për të vënë nën presion Shtëpinë e Bardhë që të adoptonte kënvështrimet e princave rreth situatës në Lindjen e Mesme.

Siaps artikullit, Broidy dhe Nader udhëhoqën një fushatë të fshehtë lobimi në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, duke dhënë donacione të shumta qarqeve politike në Uashington në përpjekje për ta vënë politikën e administratës amerikane në krahun kundër Katarit.

Broidy dhe Nader shpresonin të merrnin një kontratë konsulence të majme nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe e-mailet e zbuluara tregojnë se dy biznesmenët kishin shkëmbyer dokumente dhe hedhur propozime për këtë kontratë.

Më herët, Associated Press pati njoftuar se Broidy dhe Nader kërkuan nëpërmjet Kongresit, një projektligj kundër Shtetit të Katarit, ndërkohë që fshihnin burimin e fondeve me të cilat ndërmorën fushatën e lobimit.

Nga ana tjetër, avokati i Broidy-t Chris Clark, në përgjigje të këtyre raporteve, tha se “këto pretendime bazohen në dokumente të fabrikuara të marra nga subjekte me axhenda që synojnë dëmtimin e klientit të tij”. Gjithashtu ai shtoi se “Nader është qytetar amerikan dhe nuk ka prova që ai ka udhëzuar veprimet e Broidy, apo se ai e bëri këtë gjë për llogari të ndonjë entiteti të huaj”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: