Princi Harry dhe Meghan Markle kanë kurorëzuar javë më parë lidhjen e tyre me martesë. Në një dasmë ‘glamur’ dhe të ftuar shumë personalitete të njohura botërore, dyshja janë martuar në një kështjellë të Londrës.

Natyrisht, çifti ka marrë dhurata të shumta që në total kapin vlerat prej 11 milionë eurove.
Por, princi dhe dukesha kanë rikthyer të gjitha dhuratat pas që i kanë dhënë edhe bizneset e ndryshme si dhe mysafirët.

Në fakt, protokolli mbretëror nuk i lejon çiftet e sapo martuara të marrin dhurata për çështje të sigurisë absolute.

Gjithashtu pjesëtarët e familjes mbretërore nuk lejohet të krijojnë edhe lidhje emocionale përmes shpërblimeve të ndryshme, por që duhet të krijojnë raporte normale me miqtë, shkruan tg.

Ndërkohë çifti më i përfolur i momentit për muajin e mjaltit do të shkojnë në Fairmont Jasper Park Lodge në Alberta të Kanadasë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb