KOSOVË- Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, dje në orët e para të mëngjesit është befasuar nga ajo çfarë ka parë para xhamisë.

Imami ka gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një kuti mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë.
Rastin e ka konfirmuar vetë imami i xhamisë, Arben Dreshaj, i cili shkruante se, pas faljes së namazit të sabahut, rreth orës 05:15, kur ka dalë nga xhamia e ka gjetur foshnjën e braktisur.

foshnja mbi makine 2

“Sot, pasi e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë, kur dola jashtë Xhamie e gjeta një paketë mbi veturen time. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije. Pastaj menjehere i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë, ka ardhë një veturë e policisë, bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën. Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploje edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që t’i kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë”, shkruante Imami Dreshaj.

foshnjaa

Dreshaj tha se aktualisht fëmija është në përkujdesje shëndetësore, kurse policia po merret me rastin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb