Prishtina nuk ka mundur të kualifikohet në turin e dytë të “Europa League” pasi skuadra e drejtuar nga Josa është mundur në Mitrovicë nga Fola me penallti.

Të dy takimet, si në Luksemburg ashtu edhe ky i sotmi, u mbyllën me rezultatin 0-0. 30 minutat e shtesës në stadiumin “Adem Jashari” nuk sollën sërish asnjë gol dhe për të zgjedhur fituesin u nevojit ‘ruleta ruse’.

Prishtina pati mundësinë të shënonte golin e fitores me penallti në 3 raste, por nuk mundi. Të kundërtën bënë luksemburgasit, që pas 8 penalltive kaloi në raundin tjetër.

Kujtojmë që skuadra e Prishtinës e kishte nisur aventurën në këtë kompeticion që në fazën paraeliminatore.

(e.k/BLaknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb