TIRANE- Në një kohë që në Kuvend po diskohet pr.ligji për Teatrin Kombëtar që parashikon prishjen e këtij objekti, artistët të mbështetur edhe nga shoqëria civile kanë protestuar para Parlamentit. Me pankarta në duar ata i bëjnë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky pr.ligj që sipas tyre është antikushtetues sepse grabitet prona publike. Gjatë protestës janë hedhur edhe tymëse.

Neritan Licaj: Pr.ligji është në shkelje të Kushtetutës. Ky pr.ligj bie në kundërshtim me kodin civil të Republikës së Shqipërisë, si ligji për pronat dhe politikën vendore. Është rasti i parë në demokraci që qeveria paraqet një pr.ligj personal. Rama preferon që fajësia të jetë koletive dhe jo personale e tij. Ky ligj nuk shoqërohet me faturë financiare dhe vendos shtetin shqiptar në rolin e sekserit me një kompani private. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij pr.ligji dhe presidenti të vlerësojë këtë pr.ligj për gllabërimin e pronës publike.
Teatri (2)
Bujar Asqeriu: Ky kuvend të mendohet mirë pasi të mundohet për të kafshuar Teatrin, kulturën dhe historinë tonë. E përsërisim. Kini kujdes dhe mos luani me artistët se janë njerëzit më të nderuar të kombit. Nëse votoni këtë ligj do bëni një hap të gabuar. Dhëmbët tuaja nëse do i ngulen teatrit nuk do harrohen kurrë. Ndaj ju bëj thirrje mos e kafshoni teatrin.

Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.

Alert Celoaliaj: Dje e patë një zjarrfikëse në teatër pas tërmetit. Dua që të gjithë qytetarët e Tiranës të më thonë nëse ka pasur ndonjë zjarrfikëse tek maternitetit për të verifikuar dëmet por jo. Qëllimisht për të vazhduar farsën, zjarrfikësja erdhi për të verifikuar shembjet që ne me video i kemi bërë që në janar që i janë faturuar tërmetit të djeshëm por nuk ka tërmet që e shemb Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimtal.

protesta (2)
Teatri (3)
policia-ne-proteste
protesta teatri (3)
protesta teatri (10)
protesta per teatrin (2)
protesta per teatrin (3)
protesta per teatrin (4)
protesta per teatrin (6)
protesta per teatrin (7)
tymuese-ne-proteste.1png
tymuese-ne-proteste

protestee per teatrin (2)

protestee per teatrin (1)

proteste per teatrin ok
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: