MEKSIKE-Prokuroria meksikane caktoi sot një shpërblim prej 30 milionë pesos, ose 1.6 milionë dollarë për kapjen e kreut të njërit prej karteleve më të fuqishëm të drogës në vend.

Shpërblimi i ofruar do t’i jepet kujtdo që do të jepte informacione, që do të çonin në arrestimin e Nemesio Oseguera Cervantes, in njohur si El Menko, kreu i kartelit “Brezi i Ri i Jaliskos”, deklaroi prokuroria në një komunikatë për shtyp.

Shpërblimi i ofruar është shumë herë më i lartë se shuma prej 2 milionë pesosh e ofruar më parë.

Megjithatë, shpërblimi është vetëm gjysma e shumës së premtuar për kapjen e Joaquin Guzman, i njohur si El Kapo, bosi i kartelit të drogës “Sinaloa”, i cili aktualisht po përballet me drejtësinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

El Menko u përfshi në trafikun e drogës në vitet 1990 dhe më vonë mori drejtimin e kartelit “Jalisco”, që vepron në shtetin perëndimor të Jaliskos dhe që gjatë viteve të fundit është zgjeruar duke përfituar nga dobësimi i kartelit “Sinaloa”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: