Milani mori një vendim të rëndësishëm për të ardhmen ditën e sotme. Presidenca e re e kuqezinjve iu besua Paulo Skaronit, i cili u zgjodh pas mbledhjes së Asamblesë ditën e sotme. Por, Fondi Eliot që ka tashmë në menaxhim klubin, bëri edhe një ndryshim të madh.

“Djalli” vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Marko Fasonen, i cili u akuzua për tradhti bashkë me presidentin Jonghong Li, si edhe administratorët kinezë.

Kompromentim i raportit financiar për mënyrën si ka adiministruar fondet dhe metodikën e zhvillimit të merkatos në Europë dhe Azi. Vetëm në ditët e fundit kemi zbuluar gabimet e bëra prej tij dhe “Rossoneri Sport Investment Lux” vendosi ta largojë për të mirën e klubit, si domosdoshmëri.” – shkruhej në deklaratën e Fondit Eliot, deklaratë e cila nënkupton tradhtinë ndaj klubit të Milanit.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/pronaret-e-rinj-te-milanit-ne-sulm-ndaj-fasones-dhe-kinezeve-tradhtuan-ngjyrat-kuqezi/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: