TIRANË- Është mbyllur pas afro dy orësh protesta e opozitës kundër qeverisë e cila kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave për trafik droge për vëllain e tij Agron Xhafaj. Protesta është shoqëruar edhe me disa incidente, kur protestuesit u përplasën me kordonin e policisë tek Ministria e Brendshme, por janë tërhequr pas thirrjes së kreut të PD, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij në seli, Basha njoftoi përmbylljen e protestës që sipas tij i dha një mesazh të qartë qeverisë së krimit. Gjithashtu Basha u shpreh beteja do të vazhdojë deri në fitore.


MINUTE PAS MINUTE:
Ora 12:38: Kryetari i Partisë Demokratike ka shkuar pranë Ministrisë së Brendshme për të tërhequr protestuesit pas krijimit të një situate të tensionuar dhe perplasjeve mes protestuesve me policinë.

Ora 12:32- Protesta e qytetarëve të thirrur nga opozita vazhdon e acaruar pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë shkulur hekura e rrjeta të vendosura për shkak të punimeve që po bëhen dhe shtyjnë kordonin e policisë, e cila nuk ka bë asnjë veprim deri tani.

Ora 12:15- Është tensionuar situata para godinës së ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë. Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë. Ndërkohë që protestues të tjerë i kanë kërkuar qytetarëve të krijojnë hapësirë. Pranë tij është ndodhur edhe deputeti Bardh Spahia, me profesion mjek që po jep ndihmën e parë.Pas disa minutave i shtrirë qytetari në vështirësi shëndetësore është ngritur në këmbë.

humb-ndjenjat

Ora 11: 50- Pas mbarimit të fjalës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha është nxehur situata para Kryeministrisë. Qytetarët e irrituar i janë afruar kordonit të policisë duke shtyrë dhe hedhur sharje në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nd♪7rkaq protestuesit kanë hedhur edhe tymyese.

protesta-flet basha

protesta-opozites-flet-basha

nis-protesta-e-opozites-1

nis-protesta-ne-bulevard.-2pg

protesta-pd-flamuri.-1jpg

protesta-pd-flamuri

sali-berisha-monika-

Ora 12:15- Është tensionuar situata para godinës së ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë. Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë. Ndërkohë që protestues të tjerë i kanë kërkuar qytetarëve të krijojnë hapësirë. Pranë tij është ndodhur edhe deputeti Bardh Spahia, me profesion mjek që po jep ndihmën e parë.

protestuesit-i-afrohet-ministrise-se-brendshme-1

Ora 11:40- Protestuesit kanë hedhur flakadanë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha.

protesta-opozites-hedhin-tymuese

Ora 11:20- Një flamur gjigand kuqezi është shpalosur para Kryeministrisë, ndërsa është kënduar edhe himni kombëtar. Protestuesit kanë thirrur emrin e kreut të PD-së i cili ka marrë fjalën i pari, duke cituar vargjet e Naim Frashërit.

NIS MARSHIMI-PROTESTË I OPOZITËS
Ora 11:10- Ka nisur marshimi-protestë i opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I pari që iu është bashkuar protestuesve ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, më pas kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe më pas ish-kryeministri Sali Berisha, të ciëlt janë pritur me thirrje të shumta nga qytetarët.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”; “Rama ik”, “Xhafaj ik”, janë thirrjet e protestuesve.

Gazetarja i kujton kërkesën e Xhafajt për dorëheqjen, Basha: E mori përgjigjen
Ora 11:10- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në bulevard, teksa i shoqëruar nga qindra mijëra protestues po marshon drejt kryeministrisë. I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se çfarë mund të thotë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e kaluar që tha se do të jepte dorëheqjen nëse audio-përgjimi del i vërtetë dhe kërkoi kryetarit të bënte të njëjtën gjë nëse audio-përgjimi dilte i rremë, Basha tha se ai e ka marrë përgjigjen mbrëmë.
“E mori përgjigjen mbrëmë. Këta qytetarë janë përgjigjja”, ka thënë shkurt Basha.

Pako me kokainë në bulevard, ja çfarë shkruhet mbi to
Ora 11:00- Të rinjtë e PD kanë shpërndarë disa pako përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pak minuta para protestës. Pakot janë si ato që jemi mësuar rëndom të shohim në operacionet e policisë për kapjen e drogës. Me veshje të zezë dhe pluhur të bardhë, pakot janë vendosur përtokë para kryeministrisë, ndërsa mbi to shkruhen emrat e shënjestruar nga opozita prej ditësh, një prej tyre “Xhafaj”.

Ora 11:00- Kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga përkrahësit del nga selia e PD dhe i drejtohet Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku do zhvillohet protesta në formë marshimi kundër qeverisë.

basha-del-nga-selia-PD
Ora 10:40- “Rama” intervista pune për postin e ministrit të Brendshëm. Partia Demokratike ka zgjedhur edhe një formë tjetër proteste për ditën e sotme. Një i ri është vendosur në rolin e kryeministrit Edi Rama teksa i ulur në një tavolinë përpara kryeministrisë improvizon intervista në panairin e punës. I futur nën lëkurën e kryeministrit, personazhi bën intervista punë për postin e Ministrit të brendshëm.

Rama kmkm (2)

Ora 10:32- PD ka shfaqur simbolin e tretë të protestës pak minuta para nisjes së saj në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Banderola me slloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”. Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.

Ora 10:30- Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë ndërsa pritet të nisë protesta e opozitës. Gazetarja Rashela Shehu raporton për “BalkanWeb” se mbrapa Kryeministrisë janë vendosur forcat e FNSH-së, Shqiponja dhe RENEA që do të ndërhyjnë vetëm nëse do të ketë trazira.

policia km (2)

Ndërkaq nga pjesa e përparme, përgjatë bulevardit janë vendosur efektivë të tjerë të policisë. Në lulishten para piramidës ka një grup tjetër efektivësh policie që do të mbikëqyrin protestën e opozitës.

Ora 10:10- Partia Demokratike ka zbuluar simbolikën e dytë të protestës së sotëm kundër qeverisë. Të rinj të PD-së kanë çuar pranë Ministrisë së Brendshme një hartë të familjeve politiko-mafioze. Harta e Shqipërisë këtë herë e ngjyrosur jeshile dhe me kanabis nis në veri me Frrokun dhe përfundon në jug me Balilin.

Ora 9:40– Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga Durrësi janë nisur rreth 5000 protestues të organizuar drejt Tiranës. Por ka edhe nga ata që vijnë në protestë me makina private. Deri tani nuk janë shënuar incidente.

Ora 09:30- Në Sheshin ‘Skënderbej’ shfaqet simbolika e pare e protestës e cila është një statujë e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Ora 9:00- Gazetari Senad Nikshiqi duke iu referuar burimeve nga PD e Shkodrës raportoi për “BalkanWeb” se nga ky rreth janë nisur rreth 5000 protestues të organizuar.

Ora 8:55- Nga Dibra Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se janë nisur drejt kryeqytetit rreth 1500 protestues. Policia ka ngritur postoblloqe qe mbremjen e djeshme.

Ora 8:53- Ndërkaq burime zyrtare nga PD Elbasan konfirmuan për gazetarin Fatmir Popja se të paktën 3 mijë qytetarë nga të 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit do të nisen në mënyrë të organizuar për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë.
Ndërkaq disa mijëra të tjerë po nga ky qark pritet t’i bashkohen kësaj proteste. Deputeti i PD Endri Hasa tha se pritet të ketë një fluks jashtëzakonisht të madh qytetarësh të qarkut të Elbasanit që do marrin pjesë në këtë protestë.

Ora 8:48- Zyrtarisht LSI jep këto shifra për numrin e protestuesve të nisur nga rrethet:
Qarku Korçë- 2000. Qarku Elbasan- 3000. Qarku Berat – 3000. Qarku Durrës- 2500. Qarku Vlorë-1500. Qarku Gjirokastër- 1500; Qarku Dibër-1000. Qarku Shkodër-2000. Qarku Lezhë- 2000. Qarku Kukës-500. Qarku Fier- 3000.

protestues LSI

LSI protesutes

Ora 8:35- Nga Fieri janë nisur rreth 2000 protestues. Nga Lezha rreth 1500 qytetarë të organizuar nga PD dhe LSI.

(m.k/d.d/er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb