TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar lidhur me protestën që zhvilluan sot bizneset e vogla.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehaj u doli në mbrojtje bizneseve që ulën sot qepenat në shenjë kundërshtie për TVSH-së. Ai tha se TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese.
Mes të tjerash ai ka publikuar edhe një video ku tregohen efektet e TVSH-së.


REAGIMI I SHEHAJT
Rama dhe qeveria e tij janë problemi dhe shqetësimi kryesor i bizneseve në Shqipëri.
Iu bashkohem sot bizneseve të vogla në protestën kundër TVSH-së.
Prej ditësh jam i pamundur për arsye të një problemi shendetësor, por unë jam sot me ata biznesmenë të vegjël që protestojnë kundër Taksidarit Rama. Kam qenë edhe vetë biznes i vogël dhe i njoh peripecitë…
Ahmetaj thotë që TVSH nuk do të rrisë taksat mbi biznesin e Vogël.
Ahmetaj gënjen!

TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: