Policia arriti të shpërndante protestuesit e dhunshëm maqedonas që mbrëmë u mblodhën para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për të protestuar ndaj marrëveshjes në Prespë.

Para Parlamentit kishte rreth 2.000 protestues mes tyre kishte edhe persona me maska.
Ajo që u vu re nga protestuesit e dhunshëm ishte shprehja e tyre pro Rusisë dhe kundër BE e kundër NATO-së, dhe këtë e dëshmon pamjet nga protesta para Kuvendit.

Lideri i “Maqedonisë së vetme”, Jançe Vançev me flamurin e Rusisë ka hipur mbi automjetin e policisë dhe ka valëvitur flamurin rus, shkruan tetovasot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb