Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili u shpreh se investitorët e huaj nuk hezitojnë për të ardhur në Shqipëri dhe se numri i tyre është rritur.

Eni Vasili: A ka një hezitim për të investuar në Shqipëri?

Sonila Qato: Nuk e konsideroj të tillë. Fakti që në 3 mujorin e parë të 2018 është shënuar një rritje më 62% e investimeve të huaja thotë që nuk jemi në këto kushte dhe kjo tregon se nuk ka hezitim nga të huajt. Investimet e huaja nuk kanë rënë dhe Tap nuk është i vetmi investitor dhe nuk e prish bilancin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb