KOSOVË – Gazeta “Zëri” ka arritur të sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Në document propozohet që Kosova të marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, ndër të tjera përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund të marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, ndërsa katër komunat veriore (Leposaviçi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj.
Kështu rekomandojnë gjashtë ekspertë serbë nëpërmjet një raporti me titull: “Efektet ekonomike, demografike e sociale dhe skenarët e ndryshëm për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës”, i botuar në prill të vitit 2018 dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd.

Raporti prej 90 faqesh i përgatitur nga autorët: Miladin Kovaçeviç, Dushan Gavrlioviç, Dragan Popoviç, Milena B. Stevoviç, Liljana Sekuliç dhe Katarina Stançiç, i shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarë për normalizimin e marrëdhënieve: normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku përfshihen edhe skenari për shkëmbimin e territoreve, edhe skenari pa shkëmbim të territoreve, por me zbatim të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe skenari i Status Quo-s, i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb