Nga: ZONJA KATERINA
4 racione pule
kripë, piper, 1-2 lgj miell
1 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
1 karrotë, 3-4 domate
4 lgj vaj ulliri
1 gjethe dafine
1 degë rozmarinë
½ gotë verë të bardhë
1 pako makarona
150 gr djathë të verdhë

Fillimisht pudrosim pulën me kripë, piper të zi dhe pak miell. Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim nga të gjitha anët racionet e pulës. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë imët si dhe karrotat të prera në feta të holla. I kaurdisim për 2-3 minuta në temperaturë të lartë dhe më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë domatet të prera në kubikë dhe 1 gotë ujë. Ulim temperaturën dhe e lemë gatimin të ziejë për 30 minuta në temperaturë të ulët. E rregullojmë në fund me pak sheqer, kripë, piper, rozmarinë dhe një gjethe dafine. Ndërkohë kemi vendosur makaronat të ziejnë aldente dhe i servirim pudrosur me djathë kaçkavall shoqëruar me pulën me salcë domate.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb