TROPOJE- Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) ka njoftuar se për shkak të punimeve në nënstacionin e Fierzës gjatë ditë së nesërme Tropoja dhe disa zona të tjera do të kenë kufizime të energjisë elektrike.

OST njofton se do stakoje linjat 220/110kV Hec Fierzë – Gropaj – B.Curri, si dhe Hec Fierzë – Hec Dardhë, më 16 gusht (e Enjte), nga ora 06:00 deri në 09:00 e mëngjesit.

Pa energji gjate kësaj kohe mbeten disa zona në Rrethin Tropojë, si: B.Curri/ Lagjet: Dardania, Sharr, Partizan 1,2,3; Spitali, Frigoriferi, Lagjet: Gjongecaj, Nimaj, Ish fabrika miellit, Rruga Fierze, fshatrat Llugaj, Luzhe, Pac, Vlade, Visok, Berishe, Markaj, Dojan, Bujan, Dunishe, Lekurtaj, Vatoc, Cerrnice, Rrezemali, Babine, Kerrnaje, Qender Tropoje, Papaj, Sopot, Kojel, Memiaj, Viçidol, Maskollate, Qender Valbone, Rranxa, Btosh, Shen Gjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj, Dushaj i Poshtem, Dushaj Eperm, T’Pla dhe Degë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: