Të hënën një gjykatë në Moskës vendosi që 4 protestuesit të cilët u futën në fushë në finalen e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë të dënohen me 15 ditë burg.

3 femra dhe 1 mashkull, anëtarë të shoqatës feministe “Pussy Riot”, ndërprenë për pak çaste finalen në “Luzhniki Stadium”.

Ata protestonin për lirimin e të burgosurve politikë, dhënien fund të arrestimeve të paligjshme gjatë demonstratave si dhe bërja e një gare të vërtetë politike në vend.

Ata u gjetën fajtorë për shkeljen e ligjit lidhur me sjelljen e spektatorëve në një ngjarje sportive. Sipas “The Guardian” ata jënë dënuar gjithashtu të mos marrin pjesë për 3 vite në ngjarjet sportive.

“Pussy Riot” u bë e famshme në vitin 2012 kur protestuan brenda katedrales më të madhe në Moskë për të cilën 3 pjesëmarrës u arrestuan dhe u burgosën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb