Qendërmbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, tha se ekipi i tij luajti futboll shumë më të mirë se Francë në finalen e Kupës së Botës.

Lojtari i Liverpulit, njëkohësisht dhe mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren shprehet se “gjelat” nuk u munduan aspak të luanin futboll, dhe komentoi gjithashtu edhe rastin e penalltisë, ku kritikoi VAR-in.

Lovren ishtë më shumë se i zhgënjyer nga humbja e skuadrës së tij në finale përballë Francës.

“Isha i sigurt se arbitri nuk do ta jepte penalltinë. Perisiç ishte shumë pranë topit dhe nuk mund të reagonte dot.

Ishte një moment kritik, pasi ne sapo kishim barazuar ndeshjen në 1-1. Disa thonë se ishte penallti, disa thonë jo. Por, çfarë mund të bëjmë ne tani? VAR-i bën punë, por sigurisht që ka edhe ai nevojë për përmirësime.

“Ata e kishin taktiken e tyre dhe duhet ta respektojmë këtë”, tha Lovren. “Ata priten rastin e tyre dhe shënuan. Çdo ndeshje e luajtën në këtë mënyrë”.

“Jam i zhgënjyer sepse luajtëm shumë më mirë se Franca dhe në fund fati nuk na buzëqeshi ne”, shtoi mbrojtësi i Liverpoolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb