LUSHNJË- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Lushnjë sot. Ndërsa ndodhej për turin e llogaridhënies publike, qytetarë të Lushnjës dhe të rinj të FRPD-së me pankarta në duar i janë afruar kinoteatrit por nuk janë lejuar nga policia.

“Qeveri e drogës”; “Qeveri mafioze”, “Rama ik”, ishin disa prej parullave dhe thirrjeve të qytetarëve që kanë ndaluar 100 metër larg nga vendi ku qëndronte kryeministri.

Gazetari Julian Kasapi ka siguruar video nga protesta për “BalkanWeb”.

Javës së kaluar në turin e llogaridhënies të kryeministri pati protesta edhe në Elbasan, Cërrik e Belsh, ndërkohë që protesta ka pasur çdo ditë nga FRPD edhe në Tiranë pranë zyrës së ministrit të Brendshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb