NGA: MARSELA KARAPANÇO
TIRANE
– Ndryshe nga 4 vjet më parë, në mandatin e dytë Rama nuk do t’i kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë mandatin e deputetëve. Burimet nga selia roze thonë për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.

Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ‘vijës së kuqe’ në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish-ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, apo edhe deputeti i dyzuar mes LSI e PS Spartak Braho, që dje ishte i pranishëm në asamblenë e PS-së.

Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI. Por këtë radhe, gjërat janë ndryshe. Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: