TIRANE – Një tjetër surprizë për këngëtaren me origjinë shqiptare. Eleni Fureira ka vendosur yllin e saj në Walk of Fame, bulevardin e te famshmëve te Qipros në Agia Napa, dje, pak para koncertit te saj te madh ne ishull.

Diva e muzikës pop që po shkel me radhë gjithë rekordet ne skenat europiane, është nderuar për pjesëmarrje të sukseshme në Eurovision dhe koncertet, bileta për të cilat nuk gjenden, që po kryen me shume sukses.

Bulevardi i te famshmëve u mbush nga fansat e Fureiras gjatë ceremonisë që inaguroi kryebashkiaku i Agias Napas Janis Karusos. Ylli i Eleni Fureria figuron tashmë përkrah Snoop Dogg dhe Luis Fonsi ndryshe “Mr. Despacito”.
(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: