Rafinha, lojtari që u mor në janar nga Interi te Barcelona në formë huazimi, është rikthyer te flasë sërish për eksperiencën te ziklatërit.

Mesfushori aktualisht stërvitet me ekipin katalanas pasi Interi nuk e bleu dot, por gjithsesi 25-vjeçari flet me shumë pasion sa herë i jepet mundësia për aventurën te zikaltërit.

Për “Canal Zico” Rafinha ka deklaruar: “Kur u riktheva të luaja, në janar, mora vesh menjëherë për interesin e Interit në drejtimin tim dhe në atë çast unë nuk u mendova dy herë.

Ishte një eksperiencë ku kam njohur futbollin italian, Interin, stafin atje, një eksperiencë spektakolare për mua. Tifozët më kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme sapo kam vënë këmbën në Milano.

Kur shkova te Interi kemi kërkuar të bënim më mirë se në 7 vitet e kaluara sepse pas tripletës kishin qenë kohë të vështira atje. Bashkë arritëm të kualifikoheshim ne Champions.

Tani jam një lojtar i Barcelonës. Interi nuk me bleu dhe jam rikthyer. Po Spalletti? Është një i fortë,”- mbyll braziliani intervistën e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: