BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Rajoni
22 Qershor 2010 - 12:39 | LAJME
TRANSLATE
 
Greqi, masa inkurajuese për të rritur turizmin
Greqi, masa inkurajuese për  të rritur turizminATHINE-Qeveria greke synon që turistët nga rajoni të përjashtohen nga procedurat e Shengenit për pajisjen me vizë, por vetëm për grupet e organizuara, që viziojnë Greqinë për një apo dy ditë.
Në përpjekje për të balancuar shifrat në rënie të prurjes së turistëve, qeveria greke ka deklaruar se do të kompensojë gjithë ata që detyrohen të qëndrojnë më shumë ditë në Greqi, për arsye grevash apo fenomenesh natyrore.

Në kushtet e thellimit të të krizës ekonomike dhe mungesës dramatike të fondeve, qeveria greke ka vendosur të shfrytëzojë internetin për të promovuar turizmin vendas.

Duke paraqitur spotin e ri publicitar, para gazetarëve të huaj, ministri grek i Kulturës dhe Turizmit, Pavlos Gerulanos, tha se spoti është përgatitur nga televizioni publik, pa asnjë kosto monetare, teksa edhe turistët e huaj që u përzgjodhën e ofruan vullnetarisht kontributin e tyre.

Video me titullin "You in Greece", do të qarkullojë në mijëra faqe interneti, me synimin që të joshë turistë nga vendet më të zhvilluara to botës.

Koncepti i fushatës së re, është që të ndryshojë mendimi se Greqia ofron vetëm diell dhe det, dhe i mëshohet më së shumti turizmit kulturor, falë muzeumeve dhe zonave të shumnta arkeologjike.

Ministri i Turizmit tha se kriza që ka përfshirë Greqinë, por sidomos ngjarjet në fillim të muajit të kaluar, me trazirat në Athinë, ku gjetën vdekjen tre persona, ndikuan në një numër të konsiderueshëm anullimesh të udhëtimeve turistike që ishin prenotuar për në Greqi.

Ministri tha se situata ka filluar të ndryshojë për mirë, por shtoi se prenotimet kanë një rënie prej 10% krahasuar me një vit më parë.

Në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë dhe pas peripecive me hirin vullkanik që paralizoi transportin ajror në thuajse gjithë Europën, qeveria greke tashmë premton kompensime për turistët që do të detyrohen të qëndrojnë më shumë në Greqi për arsye fenomenesh natyrore.

Por edhe për raste grevash, që në Greqi janë një fenomen shumë i zakonshëm e javët e mëparshme kanë bllokuar mijëra turistë nëpër kroçera, që nuk i linin të ankoroheshin në portet greke.

Ministri grek i Turizmit, tha se qeveria po negocion me Bashkimin Europian, me qëllim që të përjashtohen nga detyrimi i vizës shtetasit turq, rusë dhe ukrainas, që vizitojnë për pak ditë Greqinë për turizëm.

I pyetur nga BBC nëse mendohet të bëhet e njëjta gjë edhe për shtetas nga rajoni, si Shqipëria, që ka përmbushur shumicën e kushteve teknike për liberalizimin e vizave, ministri tha se qeveria ka në plan të thjeshtojë procedurat.

Përpjekjet e tanishme të qeverisë konsistojnë në përmirësimin e imazhit të Greqisë, që muajt e fundit është dëmtuar për shkak të grevave të vazhdueshme dhe protestave intensive ndaj masave shtrënguese ekonomike.

(d.b/BBC/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga DENIS, athine greqi mė 25-06-2010 nė 08:54
kujdes turista . mos hajdeni ne greqi , se do tju vjedhin leket . kujdes nga taksigjinjte , kujdes kur blini sufllaqe se kur te shikojne te huaj e rrisin cmimin, dhe mos hadeni se eshte shume shtrenjte dhe nuk ka sherbim fare . eshte kot fare .

Dėrguar nga patrioti, san diego mė 24-06-2010 nė 18:44
Duhet te vihet nje rregull ne shqiperi se ata pjella turistesh si anglezet shkasterrojne me shume se cte ndertoojne pra shkaktojne dem ekonomik dhe jo rritje ekonomike

Dėrguar nga patrioti, san diego mė 24-06-2010 nė 18:43
greqia ne baze te studimeve te organizates se shendetit te kombeve te bashkuara i ka plazhet me te pastra ne bote pra reren dhe detin ndersa karaibet zoteri kane tere helmet e fabrikave qe derdh amerika apo fuqite me kimikate nen oqean, klima mesdhetare nuk krahasohet korre me tropikalen se medhetarja eshte shume here me e mire.ne shqiptaret te mesojme te mbajme plazhet tona te pastra si greku dhe te bejme turizem familjar dhe jo elitar,

Dėrguar nga Bashkatdhetari, SHBA mė 23-06-2010 nė 20:18
"UJKU" prej New Yorku, aludimi i komentit te Gerit eshte morali i "dyshimte" i grekeve banues prej atyre qe ndodhin nga turiste (ose te pakten keshtu e kuptova une). Sa per Karaibet, kam pare nje pjese te tyre; sigurisht qe kane me shume "glamour" qe ushqehet nga nje sistem i tere mediash, filmash, librash, revistash, etj. Le te biem dakort qe perceptimi i bukurise dhe vlerave eshte subjektiv dhe si i tille ndryshon nga njeri tek tjetri. Me gjithe kete vape, te isha i gezuar tek njeri apo tjetri

Dėrguar nga Bato mė 23-06-2010 nė 14:39
Mos harroni te rreklamoni historine e vjedhur

Dėrguar nga UJKU, NEW YORK mė 23-06-2010 nė 07:15
@@BASHEATEDHETARI

mos fol marrezira e thua vendet me te bukura be bote,i kam pare ishujt grek dhe shume vende turistike ne bote,,,,,ku krahasohen me karaibet as qe behet fjale

Dėrguar nga Bashkatdhetari, SHBA mė 22-06-2010 nė 18:05
Geri, se cfare bejne turistet e dehur te Anglise nuk ka fare te beje me popullin qe jeton ne ishuj ! Se kushdo qe vjen ndjehet si qeni nga zinxhiri kur vete ne ishujt greke, s'ka te beje me ata qe jetojne aty. Personalisht, kam kujtimet me te mira nga pushimet ne ishujt greke. Veshtire se do mundem t'i rijetoj ato kohe. Eshte nga vendet me te bukura ne bote per pushime dhe ti qe jeton ne Toronto padyshim do te te bente mire dielli i pafund i ishujve te Mesdheut. Pak renedesi ka qe jane greke...

Dėrguar nga Geri, Torino mė 22-06-2010 nė 15:27
S'ka gje se e provon me mire kur te shkojne te degjeneruarit europian dhe te bejne kampionatesh "Gojoresh" apo te tjera...do kete fitim me pjesen prapa greqija. Popull me i degjeneruar se ajo e ishujve ne vere s'ka ne bote! ;)
       Shqiperia
01 Nėntor 2014
Tiranė, automjeti del nga krahu tjetėr i rrugės, plagoset njė vajzė
Njė aksident ka ndodhur nė orėt e vona tė sė premtes nė kryeqytet. Mėsohet se ngjarja ka ndodhur rreth orės 23:00 tek ‘Shkolla e Bashkuar’ ndėrsa automjeti ka dalė nga krahu tjetėr i rrugės. Nė Foto: Makina e pėrmbysur.

KOMENTO
       Kosova
01 Nėntor 2014
Skandali i korrupsionit në EULEX alarmon BE-në
Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë shefin e misioneve civile ndërkombëtare, i cili ka për detyrë që në bashkëpunim me shefin e EULEX-it analizojë situatën e krijuar në terren pas zbulimit të skandalit për korrupsion brenda misionit evropian në vend.

KOMENTO
       Rajoni
31 Tetor 2014
Serbia nuk shlyen dot borxhet, Putin i redukton furnizimin me gaz
Presidenti rus, Vladimir Putin vendos të reduktojë gazin për Serbinë pas refuzimit të kryeministrit Vuçiç për të shlyer një borxh prej 200 milionë dollarësh
KOMENTO (4)
       Bota
01 Nėntor 2014
OBSH: Vijon të rritet numri i viktimave nga Ebola
Epidemia vdekjeprurëse Ebola ka vrarë 4951 persona nga 13.567 të infektuar në tetë vende, ka njoftuar të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

KOMENTO
       Sport
01 Nėntor 2014
Kombëtarja, Apeli mund ta marrë vendimin pas 3 javësh
Për tri javë mund të ketë një vendim përfundimtar për Serbi-Shqipëri. Këto janë të rejat më të fundit nga kampi ligjor i futbollit shqiptar në lidhje me vendimin e UEFA-s.
KOMENTO
       Kulture
31 Tetor 2014
DokuFest çmim në Jihlava për posterin më të mirë 2014
Duket se DokuFest, pas 13 vjetësh që nga themelimi, po mësohet që të marrë çmime e jo vetëm të japë. Së fundi, DokuFest ka fituar çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava
KOMENTO
       Metropol
01 Nėntor 2014
Miku i ngushtë i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar
Mario Dedivanovic artisti personal i make up-it të Kim Kardashian ka treguar atdhetarizmin e tij teksa ka publikuar në Instagramin e tij një foto të veçantë.
KOMENTO
       Teknologji
31 Tetor 2014
Kaliforni, rrėzohet anija hapėsinore e “Virgin Galactic”
Njė raketė hapėsinore pėr turizėm nė Shtetet e Bashkuara ėshtė sot, teksa po bėnte prova tė njė fluturimi mbi Kaliforni
KOMENTO (1)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
  No Flash  
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Shumė shpejt, Vlora njė kantier ndėrtimi
 
 
BALKANWEB.TV
Artan Santo pėrkujtohet nė Boston, Angjeli: Humbje edhe pėr ekonominė
 
 
BALKANWEB.TV
Babai i 17-vjeēares qė u vetėhelmua: E nisėn drejt Tiranės me ambulancė, jo me taksi
 
 
BALKANWEB.TV
Meta-Benkirane: Finalizim marrėveshjes pėr lehtėsimin e vizave me Marokun
 
 
BALKANWEB.TV
Dhėndri lė nusen, kur e sheh se ajo ėshtė plakur!
 
 
BALKANWEB.TV
Cilėsia e miellit, Panariti: Gati drafti i sigurisė. Eshtė hartuar sipas standardeve tė BE
 
 
BALKANWEB.TV
Naēo tryezė pėr Drejtėsinė, Arvizu: Ja ‘recetat’ e SHBA pėr reformėn
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė arsim, Rama: Provim liēensimi pėr mėsuesit
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 31 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me armė 40-vjeēarit me tė kaluar kriminale, pranga njėrit prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Ambasadori turk Bayraktar: Shqipėria, rol kyē pėr stabilitetin nė rajon
 
 
BALKANWEB.TV
Meta nė Marok: Pėrpjekje tė pėrbashkėta nė luftėn kundėr terrorizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Llalla: Dėrguam para gjykatės 1 prokuror e 5 gjyqtarė
 
 
BALKANWEB.TV
Nga data 1 janar 2015 hyn nė fuqi pensioni social, ja si pėrfitohet
 
 
 
 
FOTOGALERI
Agnesa Vuthaj, njė vampire pėr Halloween
 
 
FOTOGALERI
Kaliforni, rrėzohet anija hapėsinore e “Virgin Galactic”
 
 
FOTOGALERI
Ylli i “Fast & Furious”: Jam e egėr nė shtrat
 
 
FOTOGALERI
Arushėt prej pellushi ‘seks’ pas shpinės sė diktatorit Kim Jong
 
 
FOTOGALERI
Ja si vishet pėr Halloween vajza e Kim
 
 
FOTOGALERI
Angelina Jolie ndryshon look, bėhet bionde
 
 
FOTOGALERI
Kostumi mė i preferuar pėr Halloween, luftėtaret e ISIS
 
 
FOTOGALERI
Zjarr nė ndėrtesėn e Radio France
 
 
FOTOGALERI
Dyqani ku 1 ton flori qėndron nėn kėmbėt e klientėve
 
 
FOTOGALERI
Khloe Kardashin reklamon fundshpinėn
 
 
FOTOGALERI
Macet dhe qentė tė veterineri, edhe ata e kuptojnė frikėn
 
 
FOTOGALERI
Australi, gjakftohtėsia e sėrfistit, ‘kokė mė kokė’ me peshkaqenin
 
 
FOTOGALERI
20 vjetori i universitetit ‘Ismail Qemali’, Rama selfie me studentėt
 
 
FOTOGALERI
Paraqitet nė martesė e trukuar si plakė, i fejuari mėrzitet dhe e lė
 
 
FOTOGALERI
Valeria Marini, sensuale dhe gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Steffy Forrester, lamtumirė Beautiful: Shpresoj qė fansat ta kuptojnė
 
 
FOTOGALERI
Kujdes, shofer i dehur!
 
 
FOTOGALERI
NATO: Aktivitet i pazakontė i aeroplanėve luftarakė rusė mbi Evropė