LONDER– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të humbasë asnjë minutë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, në drejtim të integrimit europian të Shqipërisë. Në një intervistë për IBNA dhe Albanian Free Press, kreu i qeverisë ka folur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në gjatë vitit 2019, duke thënë se kjo periudhë “do të shërbejnë si një kohë për një proces të rëndësishëm analitik”.

“Është një proces që vazhdon. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për çeljen e negociatave, sepse kemi marrë vetëm datën për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. Por kemi hyrë edhe në një proces mjaft të rëndësishëm të fazës analitike, që normalisht është faza që fillon pas çeljes së negociatave. Pra, është një lloj zgjidhje pozitive për të mos humbur asnjë minutë dhe për t’i shfrytëzuar këto 12 muaj në funksion të gjithë procesit analitik”, tha kryeministri Rama.

I pyetur lidhur me zhvillimet e fundit politike në rajon, Rama është ndalur tek takimi me homologun grek, bisedimet e Kosovës me Serbinë, dhe tek marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri të fqinjit, Maqedonia Veriore.
rama londer
INTERVISTA
Z.kryeministër, cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?
Është një proces që vazhdon. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për çeljen e negociatave, sepse kemi marrë vetëm datën për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. Por kemi hyrë edhe në një proces mjaft të rëndësishëm të fazës analitike, që normalisht është faza që fillon pas çeljes së negociatave. Pra, është një lloj zgjidhje pozitive për të mos humbur asnjë minutë dhe për t’i shfrytëzuar këto 12 muaj në funksion të gjithë procesit analitik.

Pas marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë, tani po presim edhe arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kur parashikohet takimi juaj me kryeministrin Aleksis Tsipras?
Besoj se ky takim do të jetë së shpejti.

Çfarë prisni në lidhje me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë?
Zgjidhjet e deritanishme midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe zgjidhja mes nesh dhe Greqisë janë një tregues mjaft i qartë se aty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë për zgjidhje.

Pavarësisht se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë, unë jam besimplotë se ajo do të vijë./Intervistoi: Spyros Sideris

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: