TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’iu uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë.

Ai ka publikuar një video të xhamive që po rikonstruktohen apo ndërtohen në vend. Rama thotë se janë pjesë e thesarit të trashëgimisë historike e kulturore.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë GËZUAR KURBAN BAJRAMIN ?”, shkruan kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb