VLORE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Vlorë ku përuroi impiantin e përpunimit të ujërave të zeza.

“Një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisdin e turizmin, e cila do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet dhe energjinë në zonën e bregdetit,” e quan Rama.

Kryeministri tha se ky projekt do ta shpëtonte Vlorën nga një plagë e vjetër e së shkuarës.  Gjithashtu kreu i qeverisë foli edhe për projektet të tjera në qytetin bregdetar.

“Është e rëndësishme që sot dëshmojnë vënien e Impiantit të përpunimit të ujërave të zeza në një prej qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë e me potencialin më të madh të zhvillimit turistik. Është e rëndësishme të reflektojmë për faktin që për shumë vite ky potencial kishte mbetur në mëshirë të fatit.

Po ashtu edhe plehrat pak metra larg në këtë zonë do të trajtohen me standartin e duhur. Kështu Vlora do të shpëtojë edhe nga një plagë tjetër e të shkuarës. Ky investim është i madh e i rëndësishëm por jo i fundit për sa i përket përpunimit të ujërave të zeza. Ne e dimë që çka e pengon gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet në një vijë ranore të frekuentuar si duhet është fakti se prej dekadash, ujërat e zeza të Vlorës derdheshin aty, në det.

Pas investimit që po i jep frytet e veta në mënyrë shembullore, është koha për të nisur investimin për sistemimin përfundimtar të ujërave të zeza. Vitin e ardhshëm vija ranore e Lungomares të jetë tërësisht në kushte optimale dhe uji i detit të mos jetë më i ndotur.

Tre muajt e ardhshëm do vihet në punë impianti dhe bashkë me investimet në vijësi në gjithë zonën bregdetare, do i përgjigjemi në mënyrë adekuate nevojës për shërbim më cilësore turistik. Jemi gati për të nisur fazën e dytë të Lungomares, që prej aty ku ndalet sot deri aty ku shkon tuneli. Do të shmangë rrëmujën që ekziston në atë zonë. Kemi filluar procedurën për rrugën e Orikumit deri në Llogora, ku dhe do të jetë tuneli,” tha Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: