TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje për të gjithë skeptikët dhe qytetarët që ankohen për sektorin e shëndetësisë.

Ai ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si është transformuar spitali i Elbasanit. Teksa nga një anë e pranon se ata që shajnë për kushtet në spitale kanë të drejtë, Rama thekson se ka pasur ndryshime.

“As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysëm më parë, nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: