TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje rivalit të tij politik, Lulzim Basha ndërsa u mor sërish me incidentin e djeshëm pas pretendimit të opozitës se ky ai ofendoi Sali Berishën.

Kreu i qeverisë tha se fjalën ‘të rrjedhur’ e përdori edhe Basha, ashtu si ai dje. Mes të tjerash Rama theksoi se asnjëherë nuk e kishte sharë Bashën dhe Berishën dhe kurrë nuk u kishte thënë ‘vrasës’, duke u kujtuar atyre ‘Gërcedin’ dhe ’21 Janarin’.

“Si fillim, kryetari i PD, e nisi fjalën e tij duke thënë se të gjithë jeni ‘të rrjedhur’. Çka është një konstatim. Siç edhe në rastin e djeshëm ishte thjesht një konstatim. Njerëzit gjykojnë, por Sali, larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin, asnjëherë. Janë vrarë njerëz në Bulevard, e s’të kam thënë kurrë vrasës. Nuk i them sot Lulzim që kur më tregon një vajzë të plagosur mua, të shoh pak faturën që shteti duhet të paguaj për ‘Gërdecin’ dhe ’21 Janarit’, 10 milionë dollarë pa Strasburgun akoma. Por s’i them vrasës.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: