Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për mediat ka komentuar çështjen e demarkacionit me Serbinë.

Pak pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se demarkimi është proces i rëndësishëm kur ndodh mes vendeve mike, e sidomos në situatën me Serbinë.

“Demarkimi është proces i rëndësishëm kur ndodh mes vendeve mike, e lëre më me situatën që është me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha thanë më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë…Çka kuptojmë me demarkim? Nëse flasim për një demarkim standard apo nëse flasim për një demarkim ashtu si po lajmërojnë zyrtarët e Serbisë, është ndarje, me demarkim po nënkuptojnë ndarje”, tha Haradinaj. Ai më tej tha se në dialogun me Serbinë, Kosova ka treguar seriozitetin më të madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: