Një ditë pas kthimit nga Brukseli kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se vetëm disa javë apo muaj e ndajnë Kosovën nga liberalizimi i vizave. Haradinaj këtë deklaratë e dha gjatë vizitës që bëri sot në Odën Ekonomike të Kosovës, me ç’rast u takua me kryetarin e ri të këtij institucioni, Berat Rukiçin.

Haradinaj pas takimit u shpreh se pas marrjes së rekomandimit pozitiv dje nga Komisioni Evropian kanë mbetur edhe disa aspekte implementuese drejt lëvizjes së lirë.

“Kosova ka kryer plotësisht kriteret për liberalizim është edhe një aspekt implementues procedural, është për të gjitha vendet jo vetëm për Kosovën kështu ka ndodhur, pra janë disa javë apo pak muaj deri në finale, por unë jam i sigurt që jemi në rrugë të drejtë se do i kryejmë punët pra edhe këtu i kemi kryer që dje me u than që është me meritë, por do t’i kryejmë punët edhe deri në ditën kur do të lëvizim të lirë“, u shpreh Haradinaj. /KP

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: