Land Rover vazhdon të freskojë gamën e motorëve të vet për modelet e tij të reja, duke i shtuar Range Rover’it për 2019-ën një super motor V6 me naftë.

Realisht, motori i vjetër, V6 3.0 litërsh u zëvendësua ma një tjetër motor po ashtu V6 3.0 litërsh me dy turbocharged i cili prodhon 271 kuajfuqi, 19 më shumë se sa modeli paraprak.

Përveç kësaj, Land Rover ka ndryshuar edhe marshet automatike për motorin 4.4 litërsh V8 twin-turbo me naftë që prodhon 335 kuaj fuqi, me qëllim për të reduktuar emetimet e konsumimin e karburantit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: