TIRANE-Kreu i grupit parlamentar të LSI-se, Petrit Vasili ka komentuar të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave ku për periudhën Janar-Prill qeveria ka ndërtuar 2.3 km rrugë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili me ironi shkruan se qeveria ka ndërtuar vetëm 10 km rrugë në vit, ndërsa e cilëson Ramën ‘kineast’. “Megjithatë 10 km te shkreta damlla mbeten dhe aq”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministër i lodhur dhe shifrat turperuese te rrugeve.
Janar prill qeveria ka ndertuar 2.3 km rruge ose thene ndryshe 10 km ne vit.
Per nje kryeminister te lodhur dhe kineast si ky,10 km ne vit jane shume, shume shume…
Do degjoni dhe qe jane 10 km kaq te bukura, me nje standard kaq te larte, kaq te mrekullueshme sa qe nuk i keni pare kurre ne jete dhe asgjekundi ne bote.
Jane rruget e rilindjes o miq, s’ka te dyta si ato.
Megjithate 10 km te shkreta damlla mbeten dhe aq.
Ne fund te vitit do beje kryeministri edhe 10 km film apo video dhe do ngopet duke i pare si femijet video game-t.
Shqiptaret ta mbledhin mendjen,me kete kryeminister kineast filma me rruge do shohin sa do ngopen,por rruge te verteta hiç.
Ps.Shifrat e rrugeve jane te vete qeverise se kinemase.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: