TIRANË- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj e ka quajtur pozitiv raportin e Standard and Poor’s për ekonominë shqiptare.

Në një status në “Facebook”, Ahmetaj shkruan se raporti vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Sipas tij, po ashtu vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirë administrimi si rezultat edhe i uljes së informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë.

STATUSI I MINISTRIT AHMETAJ
Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare.
Agjencia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim.

Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i përmirësuar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të.

Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike.

Në të njëjtën kohë, vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirë administrimi si rezultat edhe i uljes së informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm ✅??.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb