Rreth 82% e pasurisë së krijuar vitin e kaluar në botë ka përfunduar në duart e 1% të më të pasurve në gjithë planetin, ku gratë janë ato që paguajnë çmimin e lartë të pabarazisë, raportoi sot organizata joqeveritare, Oxfam.

“Rritja e menjëhershme e numrit të miliarderëve nuk është tregues i një ekonomie të begatë, por simptomë e dështimit të sistemit ekonomik”, pohoi drejtoresha e Oxfam, Winnie Byanyima, gjatë publikimit të raportit të titulluar “Shpërblimi i punës, jo pasuria” në prag të hapjes së Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

“Po shfrytëzohen punonjësit që prodhojnë veshjet tona, që montojnë telefonat tanë celularë dhe kultivojnë produktet ushqimore që ne konsumojmë, për të garantuar një furnizim të vazhdueshëm me produkte të lira, por gjithashtu për të rritur fitimet e kompanive dhe investitorëve të tyre të pasur”, u shpreh ajo me tone revoltuese, cituar në një deklaratë.

Sipas raportit të Oxfam, 3,7 miliardë persona, ose 50% e popullsisë së botës nuk kanë marrë përfitimin më të vogël nga rritja globale vitin e kaluar, ndërsa 1 më e pasurse kanë futur në xhep 82%, shkruan ata.

Që nga viti 2010, pra pak pas fillimit të krizës në vitin 2008, pasuria e kësaj “elite ekonomike” është rritur mesatarisht me 13% në vit, saktësoi Oxfam, me maksimumin e regjistruar mes marsit 2016 dhe marsit 2017, periudhë kur u shënua rritja më e madhe në histori në numër individësh ku pasuria e së cilëve i tejkalon 1 miliardë dollarë, me ritmin e një miliarderi të ri çdo dy ditë”.

Për Oxfam, punëtorët e gjejnë veten të pozicionuar “në fund të piramidës”.

“Në të gjithë botën, gratë fitojnë më pak se burrat dhe janë kryesisht të përfaqësuara në vende pune më pak të paguara dhe më të pasigurta”, thotë ajo. Në të njëjtën mënyrë, nga 10 miliarderët e rinj, 9 janë burra.

OJQ-ja, që boton zakonisht një raport në lidhje me pabarazitë pak përpara se elita ekonomike të takohet në Davos, Zvicër, u bën thirrje liderëve në mënyrë që ekonomia të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për një pakicë të pasur.

Ky anketim u realizua në Indi, Nigeri, SHBA, Britaninë e Madhe, Meksikë, Afrikën e Jugut, Spanjë, Marok, Holandë dhe në Danimarkë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: