Turqia do të rimëkëmbet pas rënies së monedhës së saj. Këtë gjë e ka garantuar Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, sipas të cilit “bazat e ekonomisë sonë janë shumë të forta”.

Sidoqoftë, shpjegoi ai, “do të ketë plane të tjera” për të mbështetur monedhën. Erdogan ka siguruar që “ne do të bëjmë çmos për të zgjidhur çështjen” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara, autorin e “komplotit”, se donte të “godiste pas shpine” Turqinë.

Lira dhe obligacionet e qeverisë në rënie
Kriza financiare e Turqisë po precipiton në efektin e sanksioneve të reja të njoftuara nga Shtetet e Bashkuara mbi aluminin dhe çelikun. Një krizë që ka rrënjë të ndryshme, veçanërisht politike, por edhe ekonomike dhe që rrezikon të shkaktojë një efekt ngjitës në Evropë dhe në veçanti në zonën e euros.

Vendi i udhëhequr nga Erdogan konsiderohet tani më i rrezikshmi në botë për investime. Duke parë treguesit kryesorë financiarë, çmimi i kërkuar për blerjen e obligacioneve turke është më i larti në botë. Për obligacionet njëvjeçare kërkohet një interes prej 21%, duhet të kthehemi në verën e nxehtë të disa viteve më parë me obligacionet qeveritare të Greqisë për të parë norma të ngjashme.

Lira turke tani është në rënie të lirë, të hënën ka humbur pothuajse 16% ndaj dollarit dhe euros, duke rënë përkatësisht në 6.42 dhe 7.34. Në fillim të vitit, 3.77 lira turke ishin të mjaftueshme për të blerë një dollar.

Efekti i Domino: Euro mbetet nën 1.14 dollarë
Euro paguan krizën në të cilën ka rënë Turqia, kapërcen nën pragun prej 1.14 dollarë dhe udhëton në minimume më shumë se një vit, deri në 1.1365 dollarë.

Aktualisht monedha e përbashkët shkëmbehet në kuotën e 1.1383 dollarëve. Aversioni i rrezikut i shkaktuar nga shitja e thellë, një term i përdorur për të treguar shitjen e pakontrolluar, mbi lirën turke, i bën investuesit të gjejnë strehë në asetet që konsiderohen më të sigurta, si jen dhe franga zvicerane. Blerjet në Jen e çojnë raportin dollar-jen në humbje -0.46%, në 110.32 jen. Euro-jen bie me -0.77% në 125.53 jen.

Ankaraja heton 346 llogari në rrjetet sociale
Sipas autoriteteve turke, “kriza e lirës turke është gjithashtu faji i mediave sociale”. Kjo u njoftua nga Ministria e Brendshme, duke njoftuar veprimin ligjor kundër 346 llogarive të mediave sociale”që botuan përmbajtjet që shkaktuan krizën e këmbimit” lira-dollar.

BE: Të vetëdijshëm për impaktin e mundshëm mbi bankat
“Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e mundshëm në bankat evropiane të evolucionit të lirës turke”, tha në një konferencë shtypi një zëdhënës i Komisionit Europian. “Si zakonisht, ne nuk komentojmë lëvizjet e tregut”, shpjegoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari dhe më pas duke kujtuar se si zakonisht “Komisioni po monitoron nga afër zhvillimet në tregjet globale”.

Merkel: Ne duam një Turqi të zhvilluar
“Askush nuk ka interes për destabilizimin ekonomik të Turqisë”. Kështu deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin.
“Ne përfitojmë nga një mjedis i qëndrueshëm edhe përreth BE-së”, shtoi ajo, duke nënvizuar se Gjermania do të japë një kontribut që korrespondon me këtë nevojë. “Ne duam një Turqi të zhvilluar dhe të begatë nga pikëpamja ekonomike”, tha Merkel. Ajo nënvizoi edhe rëndësinë e një pune të pavarur të Bankës Qendrore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb