TIRANE- Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha nxori emrin dhe foton e një krimineli që sipas tij kreu i qeverisë e ka përdorur për të fituar zgjedhjet. Basha tha se ai quhet Durim Keçi. Por sot në foltoren e Kuvendit, kryeministri vendosi t’i përgjigjej duke u shprehur se shqiptarët nuk mund të gënjehen.

“Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part time dhe bëni fotofgrafi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skenderbeu që bëheshin njehërë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin, të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri. Ju edhe fotot s’dini ku i bëni, ka lezet Saliu se fotot e bënte tek kali i Skëndërbeut”- tha Rama.

Ndërsa në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha i kujtoi sërish se për muaj të tërë me urdhër të Ramës, sipas tij ishte fshehur urdhri i Interpolit për arrestimin e Durim Këeçit. Sipas tij, i forti i Shijakut u arrestua dy ditë më parë vetëm para se Rama të shkonte në Romë për të takuar kryeministrin italian dhe ku e dinte se do të kritikohej nëse nuk do ta arrestonte.

“E fshehet për muaj të tërë urdhrin e Interpolit e pastaj u detyrove ta arrestosh se do shkoje zvarrë tek Gentilioni”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb