Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) për një kohë të gjatë e kanë pasur në mendje emrin e Pep Guardiolas dhe së fundmi kanë kërkuar të dinë nëse spanjolli është i gatshëm ta marrë drejtimin e ekipit të tyre kombëtar.

Në Argjentinë që tani duken shumë entuziastë për këtë ide, pasi kanë kontaktuar me trajnerin spanjoll dhe nuk kanë marrë një “jo” si përgjigje përfundimtare nga ai.

Në Argjentinë janë të bindur se Hoze Pekerman do të jetë tekniku i ardhshëm i kësaj përfaqësueseje, por Federata nuk ka bërë ende zyrtarizimin e një marrëveshje të mundshme, pasi prej një jave është vënë në kontakt me Pep Guardiolën dhe stafin e tij. Mediat argjentinase kanë bërë të ditur se Federata ka shpresa të mëdha që mund të gjejë një akord me të, pasi ai nuk e ka hedhur kategorikisht poshtë mundësinë që të drejtojë Mesin dhe shokët e tij.

“Jam i gatshëm të ulem të dëgjoj një ofertë kur të mësoj se nuk ka një trajner tjetër në kontratë apo duke punuar”, ka qenë përgjigja që ka dhënë Guardiola ndaj interesimit argjentinas. Të gjithë e presin këtë bisedë mes palëve për të mësuar nëse do të jetë e mundur të bindet trajneri i njohur spanjoll të drejtojë Mesin në misionin më të rëndësishëm të karrierës së “Pleshtit” i cili u bë i madh pikërisht duke ndjekur udhëzimet e Guardiolës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb