SHBA – Dasma mbretërore është eventi i momentit që ka rrëmbyer vëmendjen maksimale. Dita e madhe po afron dhe një ndër kuriozitetet më të mëdha është edhe lista e të ftuarve.

Por ndërkohë që të gjithë mendonin që Rihanna do të ishte pjesë e dasmës madhështore, në fakt nuk është. Siç dihet Rihanna e ka takuar princ Harry-n në vitin 2016 gjatë një eventi të organizuar nga Barbados National HIV/AIDS Commission. Në fakt Rihanna as nuk e kishte idenë kur ishte dasma mbretërore.

Ajo që nuk pritej ishte përgjigja e këngëtares, e cila ia ktheu: “Çfarë të bën të mendosh se më kanë ftuar?” Ndërkohë që gazetarja i është përgigjur: “Nuk e di, ngaqë e ke takuar Harry-n.”

“Në rregull. Edhe ti më takove mua, mendon se je e ftuar në dasmën time?” –i është përgjigjur me humor Rihanna. Kurse gazetarja duke qeshur ka përfituar nga rasti për të ftuar këngëtaren në dasmën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: