Karlo Ançeloti është mëse i emocionuar për rikthimin në Seria A, pas 9 vitesh që ka shëtitur nëpër Europë, dhe që ka fituar gjithçka. Trofe që do përpiqet t’i fitojë edhe në krye të stolit të Napolit, duke filluar nga ndeshja e parë e kësaj fundjave me Lacion.

“Do të jemi kompetitiv kudo, në çdo kompeticion. Forca e kësaj skuadre është shpirti i grupit. Skuadra nuk është se kishte nevojë për revolucion apo diçka të tillë. Merkato u zhvillua në linjë me objektivat që i kishim vënë vetes. Tifozët e Napolit kanë kohë që presin trofe, dhe dua t’i jap këtë kënaqësi atyre. Nuk jam lodhur së fituari. Ndaj Lacios do të jetë një ndeshje e vështirë, dhe e një niveli të lartë. Moduli do të jetë 4-3-3, por do të ketë ndryshime në interpretim, nga sezoni i kaluar./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: