Një vrasës gjakftohtë që pas krimit të shumëfishtë kishte guximin edhe t’i filmonte viktimat e tij të gjakosura. Këtë video Ridvan Zykaj ia ka dërguar një bashkëmoshatari të tij, i afërm që ndodhej në drekën e shtruar nga gjyshi Kujtimi ditën e vrasjes së 8 personave.

Sipas hetimeve të kryera nga policia thuhet se pak minuta pas mbarimit të drekës dhe largimit të të gjithë njerëzve nga shtëpia e Kujtimit, shtetasit O. Hoxhaj në telefonin e tij celular në aplikacionin mesenger i ka ardhur një video e dërguar nga Ritvan Zykaj në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj.

Këtë video O. ia tregoi dajës së tij Bujar Zykaj dhe babait të tij Spartakut, të cilët pasi e panë këtë video u alarmuan. Shtetasi Spartak Hoxhaj i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda.

Spartaku me familjen e tij është nisur me automjetin e tij për të shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nisja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun i cili në gjendje të rënduar psikologjike e i ka pohuar asaj se djali i tij Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj.

Policia thotë se komunikim telefonik ka patur dhe midis Sadik Zykajt dhe Bujar Zykajt ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte dhe atij.

Në të njëjtën kohë Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon dhe me policinë të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

I pyetur nga prokurori në prani të mbrojtësit të caktuar, i arrestuari Ritvan Zykaj e ka pranuar faktin penal dhe ka shpjeguar mekanizmin e ngjarjes. Nga shpjegimet e dhëna përpara prokurorit rezulton se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, duke marrë jetën e shumë personave.

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit Ritvan Zykaj, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” të parashikuara nga neni 79/dh e 278 të kodit penal.

Policia deklaron se për sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprave penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb