Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtar i Juventusit të hënën në një konferencë për media, pas kompletimit të transferimit të tij nga Real Madridi për 112 milionë euro.

Gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua, Ronaldo u pyet për rivalitetin e tij me yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

“Unë nuk i shoh lojtarët si rivalë. Të gjithë flasin për rivalitetin tim me Messin, por të gjithë luftojnë për klubet e tyre dhe këtë do ta bëjë unë këtu. Në fund do të shikojmë prapa dhe ta shohim se kush është më i miri”, tha Ronaldo.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin, dhe do të përfitojë një pagë vjetore prej 30 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb