TIRANE- Në një kohë kur Shoqata “Çamëria” akuzoi ambasadën greke në Tiranë se hoqi stendën me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit, mësohet se tekstet janë rivendosur në sallë. PDIU bën me dije se baneri për Çamërinë u rikthye tek stenda ku shiteshin librat, pas ndërhyrjes së Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së.

Ndërkohë përfaqësuesit e Ambasadës Greke, të cilët bën presion për heqjen e këtij baneri, u larguan. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se heqja e banerit të Çamërisë nga Panairi i Librit te Muzeu Kombëtar, është një akt i rëndë, për të cilin ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duhet të reagojë.
“Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, – tha Idrizi.
2.

thumbnail_1
Përfaqësuesit e Ambasadës Greke u larguan edhe nga stendat e Panairit të Librit, ku kishin planifikuar të qëndronin për disa ditë. Ky reagim vjen kur PDIU dhe Shoqata “Çamëria” po organizojnë Javën Çame dhe kanë paralajmëruar marshimin gjigand në Qafë-Botë me rastin e 27-qershorit, ditës së përkujtimit të Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb