Talenti i Bordeaux, Malcom, sipas mediave në Itali ka arritur marrëveshje personale për t’u transferuar te Roma.

Futbollisti prej 3 vitesh është pjesë e francezëve, por pas sezonit të fundit ku shkëlqeu jashtëzakonisht shumë duke shënuar edhe 12 gola zgjoi interesimin e një sërë skuadrash në Europë.

Vetëm në “Premier League” për 21-vjeçarin interesoheshin Arsenal, Tottenham, Leicester dhe Everton. Edhe nga “Ligue 1” ishte Paris SG që kishte kërkuar disa herë informacione shtesë për lojtarin.

Gazetari Di Marzio shkruan se tani Roma po negocion me klubin e Bordeaux për çmimin. Sipas këtij burimi marrëveshja do të arrihet për 35 mln euro plus disa të tjera bonuse.

Në këtë garë Roma ka mundur edhe kundërshtarin e saj në “Seria A”, Interin. Zikaltërit po ashtu si edhe verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin, por milionat që Roma fitoi nga shitja e portierit Alisson ka bërë që ata të dalin në ‘pole position’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb