Cristiano Ronaldo pas prezantimit të djeshëm te Juventusi ka lënë Torinon për të udhëtuar në Kinë, në një event të sponsorit të tij të përjetshëm Nike.

Në këtë mënyrë 33-vjeçari do të humbasë edhe fazën përgatitore me ekipin që do të zhvillohet në SHBA, ku përveç skuadrave të tjera Juventusi do të përballet edhe me Real Madridin, ish-ekipin e portugezit.

Ndërkohë mësohet se Ronaldo pasi të përfundojë ‘detyrimet’ në Kinë do të vijojë sërish pushimet. Klubit të Juventusit fituesi i 5 herë “Topit të Artë” do t’i bashkohet me 30 korrik.

Kështu të gjithë ata që mezi presin të shohin Ronaldon në fushë me fanellën e Juventusit, në rastin më të mirë do të duhet të presin ndeshjen e javës së parë të kampionatit, nëse përgatitjet do të shkojnë sipas parashikimeve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb