Cristiano Ronaldo prej 2 ditësh ndodhet në Kinë për të promovuar eventet e sponsorit të tij të përjetshëm, Nike.

Portugezi përveç ndeshjeve që organizoi me disa fëmijë dha edhe një intervistë të shkurtër ku foli për të ardhmen e futbollit kinez si dhe kalimin e tij te Juve.

“Për të përmirësuar futbollin kinez i duhet dhënë mundësi fëmijëve sepse ata janë e ardhmja. Ju këshilloj të punoni shumë dhe të besoni te vetja juaj,”-ishin fjalët e parë të 33-vjeçarit.

Ndërkohë nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve për kalimin te Juventusi: “Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës më të fortë të Italisë. Shpresoj të fitoj shumë dhe ta filloj mirë për shokët e skuadrës dhe për tifozët. Do të kërkoj t’i bëj të gjithë të lumtur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb