Cristiano Ronaldo mund të mos ketë vendosur një tjetër rekord botëror me transferimin e tij nga Real Madridi te Juventusi, por ylli portugez ka treguar se vlera e tij është rritur, pavarësisht moshës .

Çmimi i 33-vjeçarit i paguar nga kampionët e Seria A, një total prej 100 milionë euro, me 12 milionë euro shtesë, është më i lartë në raport me rekordin e kohës prej 94 milionë eurosh, që Real Madridi e kishte paguar për të nënshkruar me të nga Manchester United, nëntë vjet më parë.

Barriera prej 100 milionë euro është thyer disa herë, që kur ai u transferua në kryeqytetin spanjoll, si nga Gareth Bale, Paul Pogba, Neymar, Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho.

Por transferimi i fundit i Ronaldos e kthen atë në krye të kësaj liste, kur bëhet fjalë për tarifat e grumbulluara të transferimit, me vetëm 222 milionë euro të Neymar, që kaloi te PSG, duke e mbajtur atë larg nga nr.1.

 

Poz Lojtari Klubi Total
1 Neymar Santos, Barcelona, PSG €308.2m
2 Cristiano Ronaldo Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus €221m
3 Kylian Mbappe Monaco, PSG €180m
4 Philippe Coutinho Vasco da Gama, Inter, Liverpool, Barcelona €174m
5 Angel Di Maria Rosario Central, Benfica, Real Madrid, Manchester United, PSG €169.2m
6 Ousmane Dembele Rennes, Borussia Dortmund, Barcelona €160m
7 Zlatan Ibrahimovic Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, AC Milan, PSG, Manchester United €159.5m
8 Romelu Lukaku Anderlecht, Chelsea, West Brom, Everton, Manchester United €140.2m
9 James Rodriguez Envigado, Banfield, Porto, Monaco, Real Madrid, Bayern Munich €140.1m
10 Gonzalo Higuain River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus €140m

 

Duke pasur parasysh normën, në të cilën tarifat e transferimit duket të jenë në rritje, Ronaldo mund të mos jetë në gjendje ta mbajë vendin e tij për një kohë të gjatë. Mega-lëvizja e Mbappe te PSG e vë atë vetëm 41 milionë euro pas ikonës së Portugalisë, por ylli i ri i Francës tashmë është nënvizuar si një pasardhës i mundshëm i CR7 në Madrid.

Pas realizimit të ëndrrës së tij, kalimit te Barcelona për një tarifë, që mund të rritet në 160 milionë euro, Philippe Coutinho nuk është shumë prapa Mbappe. Në “Camp Nou” ka kaluar edhe Dembele, për të cilin Barcelona ka paguar në fillim 105 milionë euro, shumë që mund të rritet deri në 145 milionë euro.

Angel Di Maria, futbollisti argjentinas, i cili në hapësirën e një viti fluturoi në Manchester United për 74.6 milionë euro, para se të kalonte te PSG për 61.6 milionë euro, ishte në krye të listës vitin e kaluar, por “spërkatjet” e fundit në të gjithë Europën e kanë rrëzuar disa vende.

Duke pasur parasysh moshën e tij (36 vjeç) dhe, ndoshta më e rëndësishmja, agjenti i tij Mino Raiola, nuk është e habitshme që sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, është në tryezë, kryesisht falë transferimit prej 69.5 milionë eurosh, por të pasuksesshëm, nga Interi te Barcelona, në vitin 2009.

Diku tjetër, kalimi i sulmuesit argjentinas për 90 milionë euro, nga Napoli te Juventusi, në vitin 2016, është kryesisht përgjegjës për vendin e fundit në “top 10”. Nëse ai e lë Juventusin pas ardhjes së Ronaldos, siç parashikojnë shumë në Itali, mund ta shtyjë atë në krye të “top 10”.

Në vitin 2017, Nicolas Anelka, Juan Sebastian Veron dhe Hernan Crespo, tre futbollistë që kanë gëzuar karriera peripatetike, ishin ende në renditje të larta në këtë drejtim, por tani ekziston një pamje krejtësisht e freskët dhe moderne në listë./telesport

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: