ITALI – Më pak se një javë nga njoftimi, Cristiano Ronaldo prezantohet zyrtarisht tek Juventues. Kalimi nga Real Madrid është një nga transferimet më të bujshme në botën e futbollit. Ylli portugez është pritur nga qindra tifozë të cilët edhe i ka përshëndetur.

georgina

Dhe në një ditë të veçantë si kjo e sotmja nuk kishte si të mungonin dhe urimet e shumta për Ronaldon. E fejuara e tij Georgina Rodriguez nëpërmjet Instgramit ka bërë një urim special për dashurinë e saj.

“Burrat e jetës time. Urime dashuria ime!” shkruan modelja 24 vjeçare teksa ka publikuar një foto në makinë krahë Cristiano Jr dhe futbollistit portugez.
Sic e shihni në foto Cristiano Jr mban veshur fanellën bardh e zi të të atit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: