SHBA-Ajo solli në jetë djalin e saj Jack në qershor të 2017 dhe daljet publike për Rosie Huntington-Ëhiteley kanë qenë të rralla kohët e fundit.

Modelja dhe aktorja, është shfaqur mahnitëse teksa merrte pjesë në hapjen e hapësirës së re të makinave Lexur, të martën në Neë York.

31 vjeçarja dukej e mrekullueshme me një fustan rozë mëndafshi dekoruar me gurë në pjesën e gjoksit dhe një të çarë në kofshë.

Rosie ju bashkua miqve të saj, modeles Winnie Harlow dhe aktorëve Justin Theroux dhe Rami Malek.

Winnie Harlow, kishte veshur një fustan të thjeshtë, me dantella.
Rosie u shfaq në shoqërinë e aktorin Justin Theroux, i cili ishte veshur me xhinse, një t-shirt dhe një xhaketë sportive të zezë.

Bukuroshja britanike nuk ishte e shoqëruar nga burri i saj aktori Jason Statham, 51 vjeç, babai i fëmijës së saj të parë, në këtë eveniment.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb