Çdokush që e ka parë Zlatan Ibrahimovic të luajë në Europë gjatë viteve të tij më të mira me siguri që në përshkrimin e tyre për futbollistin do të gjendet fjala ‘luftëtar’.

Këtë është munduar ta transmetojë edhe vetë futbollisti te fansat e futbollit, por në një rrëfim të fundit për “BBC” Ibra ka pranuar se në një rast është dorëzuara para fatit.

Bëhet fjalë për sezonin 2016-2017, kur sulmuesi i dëmtua në gju në muajin maj dhe humbi sezonin.

“Te Manchester-i u krijua një situatë ku asgjë për mua nuk kishte të bënte rreth kontratës apo rrogës, madje iu thashë që nuk e dua rrogën time, mbajeni për vete. Unë atë kohë, doja vetëm të luaja. Mendjen e kisha gati, por fatkeqësisht, gjuri im nuk ishte gati, nuk më lejonte të luaja.

Kur gjuri u bë gati, i thash vetes ‘Unë nuk jam në lojë, nuk mund të bëj asgjë. Ata e kishin më parë një Zlatan, por tani nuk mund të bëhesha më Zlatan edhe njëherë tjetër’.

Trajneri më besoi, më përzgjodhi në disa ndeshje për të luajtur por isha unë ai që refuzova, duke i thënë se nuk jam gati. I thashë që nuk doja ta zhgënjeja. U dorëzova! U ngrita në këmbë dhe ika, megjithëse jam Zlatani” rrëfen mes të tjerash sulmuesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb