LEZHË- Një banesë në rrugën që të çon në kalanë e Lezhës rrezikohet nga rrëshqitja e dherave e gurëve. Sipas raportimeve nga terreni, ka pasur rrëshqitje gurësh që kanë bllokuar një pjesë të rrugës.

lezhe, rreshqitje (2)

Specialistët e bashkisë ndodhen në terren dhe po ndërhyhet për largimin e gurëve nga rruga. Ndërkaq mësohet se nga rrëshqitja rrezikohet edhe një banesë që ndodhet pranë pjesës së dëmtuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb