DURRES- Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen numër 4, tek tregu i fruta perimeve në qytetin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e katërt të një pallat, banesa është përfshirë nga flakët.

Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri në banesë, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarrfikëset në vendngjarje bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb