ARGJENTINE-‘Kombëtarja vdiq’ dhe më pas një minutë heshtje me imazhin e Messit që mbulon fytyrën me duar.
Një provokim i hapur i BTZ Futbol, një program sportiv i TyC Sport, i cili po ndjek botërorin e Rusisë.

Një heshtje surreale, një gjë e rrallë në television, që kishte për qëllim të nënkuptonte rezultatin e ndeshjes së Argjentinës e mbyllur 3-0 për kundërshtarët kroat, një humbje që ka vënë në rrezik serioz kualifikimin e Argjentinës.

Në rrjetet sociale fansat janë të indinjuar për zgjedhjen e autorëve të programit duke e quajtur këtë gjest ‘fare pa shije’ dhe ‘të turpshme’.

Të tjerë urojnë që minutat e heshtjes të jenë për babain e Diego Diaz, drejtuesit të programit, i cili vdiq ditët e fundit në moshën 97 vjeçare.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb